Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Akuza të ndërsjellta mes organeve që kanë për detyrë luftën ndaj krimit ekonomik. Një prononcim i prokurorit të rrethit, kundër degës së tatim-taksave të rrethit të Elbasanit, për mos licencimin e objekteve private që dyshohen për investime të paligjshme, ka mjaftuar për të hapur polemikat mes palëve.

Ndërsa kreu i degëve të tatim-taksave të rrethit Hysen Hajro, ka mohuar çdo akuzë të prokurorisë, duke akuzuar këtë të fundit për korrupsion.

Hysen Hajro:- “Mund të ketë marrë ndonjë të dhënë jo të saktë për këtë problem, sepse ne e kemi me shifra me dokumente, mund të ballafaqohemi me këdo. Përsa i përket bingove dhe lojërave të fatit që u ngritën në të. Kurse përsa i përket subjekteve të tjera të Elbasanit, nuk diskutohet që ka dhe subjekte të pa licencuara, të cilat kanë program të punës sonë, lufta për t’i regjistruar ato sa më shpejtë”.

Gjatë këtij viti nënvizoi ai, lufta kundër krimit ekonomik do të fillojë me subjektet debitorë deri në mbylljen e plotë të tyre./tvklan.al