Dy punonjës në doganën e aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza në Rinas kanë rënë në pranga si pasojë e përfshirjes në një çështje kontrabande.

Mësohet se krahas tyre janë ndaluar edhe tre persona të tjerë, mes të cilëve dy tregtarë dhe një drejtues automjeti.

Alma Katragjini: “Ku u mor masa e menjëhershme e arrestit në flagrancë për shtetasit e mëposhtëm: Shkëlzen Xhemal Hasani, 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shofer, Renato Xhemil Sinoimeri, 37 vjeç, banues në Tiranë, tregtar, Astrit Dalip Sela, 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë tregtar, Basri Nuri Toçilla, 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier, Gjin Zef Dedndreaj, 61 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier. Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë sepse dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë lejuar të kalojnë në pikën doganore të aeroportit të Rinasit një sasi malli, i cili, pasi u kontrollua rezultoi se nuk ishte dokumente shoqërimi, duke mundësuar më pas transportimin e tyre me automjete tip Benz me targë TR 08 83 K, si dhe automjeti Ford Fiesta me targë TR 86 93 M”.

Mësohet se policia ka arritur të bllokojë një sasi të konsiderueshme mallrash rreth 650 veshje e kostume kontrabandë.

Arrestimi i personave të dyshuar u mundësua gjatë orëve të vona të natës, ndërkohë që po hetohen në gjendje të lirë dhe dy doganierë të tjerë, të cilët mendohet se kanë lidhje me ngjarjen./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani