Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Zanit të Vlorës. Edhe pse gjyqtari i Tiranës Altin Abdiu ishte bërë gati të nisë seancën e sotme në sallë, ai nuk ka gjetur të pandehurin vip Myrteza Çaushi. Policia e Burrelit, në burgun në të cilin strehohet tashmë Zani, nuk e solli atë as në orar dhe as në sallën e gjyqit. Gjyqtari Abdiu i cili u detyrua t’a mbyllë seancën pa e nisur ende atë, tha se komisariati i Policisë së Burrelit ishte lajmëruar nga ai për seancën e sotme që të merrte masat e shoqërimit të Zanit, por kjo nuk u bë.

Jemi ankuar tha Abdiu jo pak herë dhe në Ministrinë e Rendit pasi jo pak herë komisariatet e rretheve nuk janë korrektë në shoqërimin e të pandehurve që shoqërohen në Gjykatën e Tiranës. Myrteza Çaushi i njohur ndryshe si Zani ka nisur dhe vitet e dënimit të përjetshëm të dhënë nga Gjykata e Vlorës për nje ngjarje të ndodhur 2 vite më parë ku u vranë 3 persona dhe u vra dhe vetë ai është risjellë në Gjykatën e Tiranës për t’u gjykuar për aktivitetin e tij në vitin 1997, dosje e risjellë pas lirimit herën e parë në kohën e paraburgimit. Pikërisht masa e dënimit të parë i bën dhe më neglizhentë organet e rendit për sjelljen e tij në Gjykatë./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj