“Më datë 02.10.2009 rreth orës 9 e 30 minuta në ambientet e spitalit Rajonal të qytetit të Durrësit dhe pikërisht në sallën e Radiologjisë është vrarë me armë zjarri shtetasi Fatmir Thaçi 52 vjeç, me profesion mjek në këtë spital. Menjëherë pas njoftimit të marrë në sallën operative, shërbimet e policisë bënë të mundur kapjen e autorit dhe bllokimin e armës së krimit. Autori i kësaj ngjarje është shtetasi Ali Reç Lorja, i ditëlindjes 1963 banues në qytetin e Durrësit. Sipas të dhënave paraprake ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Shërbime të specializuara të policisë në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit gjyqësor Durrës po punojnë për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje.”/tvklan.al