Forcat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës kanë qëndruar në gatitshmëri gjatë gjithë natës së ndërrimit të viteve. 1110 efektivë të policisë si dhe patrulla të Policisë Bashkiake, kanë qëndruar në krye të detyrës për të siguruar rendin dhe qetësinë për të gjithë qytetarët.
Nata e ndërrimit të viteve ka kaluar e qetë duke përjashtuar ndonjë incident të vogël nga fishekzjarret. Policia Bashkiake ka ushtruar kontrolle të vazhdueshme për tregtimin dhe përdorimin e fishekzjarreve, madje ka sekuestruar dhe një sasi të konsiderueshme të tyre.
Gjendja e gatitshmërisë ka vijuar dhe pas mesnate duke patur parasysh vazhdimin e festimeve dhe përdorimin në masë të alkoolit tek të rinjtë. /tvklan.al