Lajme Arkiva 2003

Policia ka forcuar masat e sigurisë në kryeqytet, pas thirrjeve publike të Partisë Demokratike për protesta të tejzgjatura në kohë, jo vetëm para bashkisë dhe kryeministrisë, por edhe para presidencës.

Ministria e Rendit Publik, Garda e Republikës, por edhe Shërbimi Informativ Shtetëror janë angazhuar të sigurojnë mbarëvajtjen e protestave, duke shmangur incidentet e mundshme pas thirrjeve që bëri kryetari demokrat Berisha.

Ministria e Rendit reagoi menjëherë pas këtyre deklarimeve duke u shprehur se do të garantojë protesta të qeta brenda opozitës, por po me forcën e ligjit do u përgjigjet personave apo segmenteve të caktuara politike që tentojnë të cenojnë rendin kushtetues.

Ndryshe nga çmendohej protesta e demokratëve nuk u zhvendos më larg se kryeministria, nën vëzhgimin e rreptë të policisë, tubuesit u rikthyen pas disa minutash proteste para kryeministrisë në Bashkinë e Tiranës.

Uniformat e policisë por edhe ata të gardës pritet që duke filluar që nga dita e sotme, të jenë në gatishmëri të protestave për një kohë më të gjatë./tvklan.al