Një ditë pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama dhe daljes në terren të Ardi Veliut, policia ka intensifikuar kontrollet për zbatimin e masave anti-Covid. 

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në Tiranë janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit,  61 drejtues mjetesh, të cilët u konstatuan duke lëvizur me mjet pas orës 22:00.

Po ashtu mësohet se gjatë ditëve të fundit, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, për mosvendosjen e maskës, 2606 qytetarë. Me gjobë janë ndëshkuar dhe 13 administratorë dhe pronarë lokalesh që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.  

Ndërkohë 2 lokaleve iu është pezulluar aktiviteti pasi janë kapur në shkelje të përsëritur.  Po ashtu polici në një njoftim për mediat bën me dije se “41 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit për tre vjet, 52 shtetas janë ndëshkuar me nga 10.000 lekë, pasi janë konstatuar duke lëvizur pas orës 22:00”./tvklan.al