Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Policia tatimore në kryeqytet ka ushtruar kontroll në disa lokale të zonës së Bllokut, ku është kërkuar dokumentacioni mbi taksat e paguara. Kjo strukturë deri tani ka nxjerrë 300 urdhra bllokimi, për ato aktivitete që kanë paguar pjesërisht detyrimet tatimore, ose janë hapur pa u regjistruar në organin përkatës. Në lidhje me këtë përgjegjësi i grupit të gatshëm Genc Muro shprehet:

Genc Muro: “Janë pjesërisht me detyrime të shlyera, apo të cilat janë hapur rishtazi dhe nuk janë paraqitur pranë organeve tatimore për të shlyer detyrimet. Për të gjitha këto subjekte do të merren masat e nevojshme konform ligjit për bllokimin e aktivitetit të tyre. Brenda 15 ditëve këto mund të bëjnë të gjitha procedurat e nevojshme, për t’u licencuar, regjistruar në organet tatimore. Me të marrë kartonin e regjistrimit në organet tatimore, neve ua zhbllokojmë menjëherë.”

Në këtë mënyrë, si rezultat i rritjes së tatim-taksës policia tatimor synon të ulë evazionin fiskal./tvklan.al