Mënyra si opozita po zhvillon protestat së fundmi ka krijuar debat mes Alfred Lelës dhe Gerta Zaimit sonte në “Opinion”. Sipas Zaimit, nuk ka pjesëmarrje masive në këto tubime, duke shtuar se më shumë po bëhet për zhurmë se për të bërë një ndryshim. Lela e kundërshtoi duke theksuar se ka një diferencë mes protestave në shesh dhe mosbindjes civile në trajtë marshimi.

Gerta Zaimi: Me të gjitha problemet që ka pushteti dhe qeverisja, opozita nuk arrin të prodhojë asnjë pjesëmarrje massive. Po ta shohësh, ajo që mua më bëri përshtypje ishte se mungonte rinia dhe gratë. Kishte gra, por shumë pak.

Alfred Lela: Ju i doni gratë në tytën e autobotit të ujit, se për çfarë po i nxjerr?

Gerta Zaimi: Kur ke një bindje, e rrezikon veten edhe me autobotin e ujit. Unë shoh se PD e ka përdorur këtë lloj taktike më shumë për të hequr vëmendjen nga zvogëlimi i njerëzve, për të krijuar zhurmë, por në thelb ka mungesë substance.

Alfred Lela: Mirë, po kur e mbushin bulevardin në atë që quhet protestë, ç’a është?

Gerta Zaimi: Ju jeni në zbritje.

Alfted Lela: Mos ngatërroni protestën e madhe në shesh me marshimin në Tiranë në formë mosbindjeje civile.

Gerta Zaimi: Unë bëj mbledhjen e të gjithave, efekti është dobësimi. Efekti pozitiv është se ju keni kuptuar që mosbindja civile nuk ka të bëjë me dhunën.

Alfred Lela: Kur e bën policia, ju bën përshtypje?

Gerta Zaimi: Nisni protestë të paautorizuar.

Alfred Lela: Nuk ka autorizim për protestat zonjë, në Kushtetutë ka njoftim. Nuk i kërkohet leje kujt.

Gerta Zaimi: Bëni manipulim kot, në të gjitha vendet e botës ka autorizim. Pa marrë leje dhe pastaj policia ka të drejtën të të kapë për leckash dhe të të heqë.

/tvklan.al