Gazetarja: Çfarë ndodh nëse ministrat do bllokohen në parlament?

Ndre Legisi:  Por unë mendoj se nuk duhet ta çojmë situatën që të bllokohen ministrat, unë mendoj se zoti Nano do të reflektojë në përputhje me të gjithë problematikën që ne ngremë në promemorie. Unë nuk besoj se zoti Nano do e çojë situatën në zgjedhje të parakohshme. Mendoj, ai ka dhënë më se një herë prova që di të zgjidhë situata të tilla brenda partisë.

Lekë Çukaj:Votuam me shumicë absolute kalimin e dekreteve për dy ministrat  e rinj.

Gazetarja: A mendoni se rrezikohen dekretet në seancën e parlamentit?

Lekë Çukaj:Tani unë mendoj se ata duhet të vetojnë kështu, rrezikohen apo nuk rrezikohen, unë mendoj se nuk rrezikohen.

Në përgjithësi Partia Socialiste nuk i ka çuar gjërat deri në këputje. I tërheq, por nuk i këput”.

Ilir Zela: Do të thotë që nuk ka asnjë shans që Partia Socialiste të rrezikojë pushtetin veçse ka nevojë që të reflektojë ndaj të gjithë atyre vërejtjeve dhe propozimeve që janë bërë që prej një viti e gjysmë./tvklan.al