Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një bisedë në studion e Klan News foli edhe lidhur me dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi. Bylykbashi u shpreh se kjo është një ngjarje tragjike që tregon nivelin skandaloz në të cilin shteti ka degraduar.
Në lidhje me politizimin që erdhi më pas të kësaj ngjarje Bylykbashi u shpreh se kjo gjë është normale pasi Mëngjesi është avokati i liderit demokrat Sali Berisha.
Oerd Bylykbashi: Një ngjarje jashtëzakonisht tragjike në atë që ka ndodhur. Vertët trondit këdo. Është një nga personalitetet e të drejtës, jo vetëm si avokat, por edhe si pedagog. Është avokati i liderit të opozitës. Një sulm i cili tregon nivelin skandaloz në të cilën ky shtet ka degraduar. Mund të shkohet dhe të goditet një nga kolonat e sistemit të drejtësisë, avokatët. Një nga avokatët me emër. Ku jemi ne ku po arrijmë si shoqëri. Ta marrësh nga të gjitha planet, qoftë nga ata që panë rrezikun e një sfondi politik nga pas sepse në fund të fundit edhe skuadristët fashist dhe politikat e shkopave të gomës, në Italinë fashiste ose në fillimet e komunizmit, këto ka. Gjetja e këtyre individëve që godasin figurat të cilët janë në elementet kyç të mënyrës së funksionimit të shtetit.
-Megjithatë sfondi politik i erdhi nga Partia Demokratike. Ishte Partia Demokratike që e akuzoi direkt Ramën për një sulm të tillë dhe u politizua. Pati reagimin e ministrit të Brendshëm dhe sot në Parlament u bë objekt i debateve. A ka një nxitim nga ana e Partisë Demokratike për të hedhur direkt baltë?
Oerd Bylykbashi: Është gjëja më normale. Avokati i Sali Berishës goditet dhe sot është në situatë shumë të rëndë. Gjëja më e thjeshtë është që në vazhdën e të gjitha gjërave që ka ndodhur është për të parë ore kush janë dimensionet që shkon, se sa larg shkon. Dhe këta janë mësuar të shkojnë larg, vijnë nga një regjim i cili përdorte instrumentin e terrorizmit për të ardhur në pushtet. Është mekanzimi që prodhon më pas elementet. Unë uroj shërim të shpejtë dhe kjo është një ngjarje vërtetë tronditëse./tvklan.al