Politologu Arjan Curi ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë”. Teksa po diskutohej rreth ndikimit të madh që ka së fundmi imami Elvis Naçi, Curi tha se kjo ndodh pasi ai është një njeri karizmatik fetar.
Megjithatë sipas politologut, “të tillë njerëz në vende të tjera kanë bërë shumë herë më tepër se sa Naçi”. Curi renditi dy tundime sipas të cilit mund të bjerë imami Naçi që janë pushteti politik dhe fama.
“Nëpërmjet lekëve u ka fituar dhe shpirtin njerëzve. Prandaj dhe i duhet Ramës. Nëse ndodh që mos ndodhtë që të ketë një konflikt mes tyre, Naçi mund t’i kthehet dhe e përball. Nuk besoj ta bëjë edhe pse tundimi është. Një njeri që ka kaq shumë ndikim sa ka Naçi tani mund të ndodhë që të bjerë ose në tundimin e ndjekjes së një pushteti politik njerëzor që ai ka deklaruar se nuk ka për ta bërë, ose tundimi i famës. Edhe ky është tundim i madh, por ai me besimin e fortë që ka deri tani ka arritur t’ia dalë me sukses.
Këto dy tundime ka një njeri fetar”, tha Naçi./tvklan.al