Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Do të mbetemi deputëtë të Partisë Demokratike, pasi na ka zgjedhur elektorati dhe jo individë që drejtojnë Partinë Demokratike. Ka qënë ky reagimi i deputetëve demokratë të përjashtuar mbrëmë nga grupi parlamentar i PD-së me vendim të kryesisë së saj. Këtë vendim e kemi mësuar vetëm nga gazëta e Bërishës, janë shprehur sot deputetët Pollo e Xhaferri.
Genc Pollo:- “Gjithmonë kemi thënë se statuti i PD-së, neni 52/c, qartësisht i jep të drejtë grupit parlamentar të vendos. Kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur që ti nënshtrohemi votës së fshehtë sipas statutit. Berisha ka frikë nga vota e lirë dhe e fshehtë. Ai e ka refuzuar një votim të tillë. Berisha kurrë nuk ka guxuar të vijë në mbledhjen e grupit parlamentar, të shtrojë problemet dhe të diskutoj ballë për ballë me ne. Ai i merr këto vendime vetëm i rrethuar nga servilët e tij. Ne e konsiderojmë këtë vendim si të paqenë dhe vendi im dhe i Ferdinand Xhaferrit do të jetë në parlament aty ku ka qenë në rreshtin e 3 mes deputetëve të PD. Berisha që ka zgjedhur karriken midis zotit Xhaferri dhe meje në do le të vij dhe të diskutoj problemet, nëse nuk do le të rri përjashta. Ky përjashtim nga zoti Berisha është i njëjtë me perjashtimin që ai personalisht i ka bërë në vjesht të ’96 Azem Hajdarit. Ky akt i shëmtuar vjen pas urdhrave të Berishës për përjashtimin e njësër demokratësh të zgjedhur me votë të lirë”.
Deputetët refomator kanë deklrauar se nuk i shqetësojnë shpalljet e Berishës por të bërtiturat prej tij sa për sy e faqe kundër PS. Berisha në vend që të lerë demokratët në rrugë, tha Xhaferri, do të bënte mirë të analizonte nëse PD është vërtetë një forcë demokratike, të mendoj se përse po zgjatë pushteti i socialistëve dhe përse këta të fundit kanë firuar përkrahjen e perëndimit gjë që nuk e gëzonin në ’92. Deputetët Pollo e Xhaferri kanë shprehur vendosmërinë për të mos u larguar nga PD, por për të vazhduar përpjekjet për demokratizimin e saj dhe ardhjen në pushtet. Do të vazhdojmë takimet në bazë thanë ata për një Parti Demokratike të vërtetë dhe jo karikaturë. Jemi të bindur se do tja arrijmë qëllimit kanë përfunduar Pollo e Xhaferri./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego