Një vit pas atentatit të dështuar ndaj Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt, arrestohet në Spanjë porositësi dhe organizatori, Leonard Luzi. Policia e Shtetit njofton se pas marrjes së informacionit për vendodhjen e tij është informuar Interpol Madridi duke finalizuar me sukses operacionit “Rekrutuesi”.
Ky është momenti i i arrestimit të Luzit nga policia spanjolle.
Ndaj 47-vjeçarit me banim në Vlorë, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën arrest në burg për 4 veprat penale.
Sipas SPAK, më 8 Gusht të vitit 2023, Leonard Luzi në bashkëpunim me persona të tjerë kishte organizuar vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt. Por krimi u parandalua nga policia që bëri të mundur arrestimin e Amarlido Nikollit, i cili dyshohet se ishte paguar nga Leonard Elezi për të kryer vrasjet. Aksioni për prangosjen e tij u krye pranë Ujit të ftohtë, në Vlorë.
Gjatë kontrollit policia i gjeti një pistoletë me silenciator me 14 fishekë, me të cilën do të kryente atentatin. Pas arrestimit Nikolli vendosi të bashkëpunojë me autoritetet e drejtësisë duke fituar statusin e të penduarit.
Autoritetet shqiptare pritet të nisin procedurat për ekstradimin e Veizit në Shqipëri.
Klan News