Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Forcat ushtarake të Natos tashmë me një qendër edhe në portin detar të Durrësit. Kjo qendër do të jetë një sipërfaqe prej një mijë metra katrorë në afërsi të kalatës zero të këtij porti, si dhe një zyrë në ndërtesën e drejtorisë. Drejtori i portit detar Leonidha Gjermeni tha për Tv Klan se deri tani pritej aprovimi nga Ministria e Rendit Publik dhe ky aprovim ka ardhur. Ndërsa tani do të filloj dislokimi i tyre.

Ndërkohë kjo hapësirë kërkohet për të parkuar forcat ushtarake amerikane të Natos jo vetëm mjetet e tyre logjistike por dhe kontenierët që vijnë në këtë port vetëm në llogari të forcave të Aleancës. Por përveç kësaj qendre Nato i ka kërkuar portit detar që të vërë në dispozicion të saj dhe kalatat 5, 6 dhe 7, për të bërë të mundur ankorimin ushtarak të anijeve të tyre.

Ndërkohë siç dihet ka mbi tre javë që në afërsi të portit të Durrësit në kalatën lindore në një hapësirë prej dy mijë metra katror janë dislokuar forcat holandeze të Natos./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj