Posta shqiptare që nga sot do të jetë më e shpejt në shërbimet e saj. Falë infrastrukturës së re rrugore ky shërbim pranë klientit do të reduktohet në disa orë.
Shërbimi i parë ekspres do të nis me shtypin e shkruar, i cili prej kohësh kish mbetur peng i një infrastrukture të rënduar.
Arta Kazazi: “Në Sarandë do mbërrijmë në orën 8, në Vlorë në orën 7, në Korçë në orën 7, në Kukës në 7 e 30, në Shkodër në orën 6, në Skrapar në orën 87 e 30, në Fier në orën 6 dhe vetëkuptohet në të gjithë qytetet e tjera që janë ato linja transporti akoma dhe më shpejtë.”
Dy ditë më parë Posta Shqiptare zhvilloi një pyetësor me grupet e interesit si bizneset dhe familjarë lidhur me nivelin e shërbimit që ajo i ofron klientit.
Një përqindje e konsiderueshme kanë qenë skeptike në pyetësorë duke dhënë vlerësime negative për shërbimin e punonjësve të postës ndaj klientit.
Arta Kazazi: “U intervistuan rreth 370 klientë dhe nga testi rezultoi që 81% e të intervistuarve kishin opinion një imazh pozitiv për postën, një pjesë e tyre rreth 83% të gjithë shërbime financiare nga pagesat e faturave të dritave të ujit, tatimeve, gjobave policie i realizon nëpërmjet Postës Shqiptare, 5% e tyre kishin vërejte me të drejt për mënyrën e komunikimit me punonjësit e sportelit, 38% pra kërkonin, siç e përmenda dhe më përpara kërkojnë më tepër informacion sepse jo gjithçka që ofron posta ishin me dije klientët.”/tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani