Posta shqiptare vlerësohet me çmimin e erës së cilësisë ndërkombëtare të shekullit në Gjenevë.

Ndërkaq sipas zëdhënësit Bruno Gjymshana Posta Shqiptare ka garuar mes kompanive nga 53 vende të ndryshme të botës, ndërkaq çmimi është marrë në kuadër të përsosjes dhe cilësisë së kryerjes së shërbimeve.

Bruno Gjymshana: “Posta Shqiptare ka garuar për të marrë vlerësim ndërkombëtar me kompaninë nga 53 vende nga e gjithë bota për arritjet në cilësinë dhe përsosmërinë në shërbim të klientit. Të gjitha kompanitë që kanë marrë çmim në këtë event janë simbole të kryerjes së lidershipit, teknologjisë dhe novacionit gjë që i bën ato modele për kompanitë e tjera të sektorëve të tyre”.

Arqile Gorea: “Kështu është e disata herë që Posta Shqiptare, dmth, konkurron në pistat e cilësisë jo vetëm në komunitetin evropian, por edhe në mbarë botën. Ky ishte një çmim ndërkombëtar ku monitorimi është bërë në të pesë kontinentet, pra të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishin nga Amerika, nga Azia, nga Afrika, nga Evropa, pra ishte një çmim, dmth, ndërkombëtar. Ishte me pjesëmarrjen e shumë kompanive prestigjioze, por kënaqësia jonë ishte kjo që ne ishim tek ato pak kompani që e morëm këtë çmim.”

Në këtë konkurs kanë marrë pjesë kompani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropa, Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme./tvklan.al