Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Pas miratimit të kodit të ri elektoral, pozita dhe opozita kanë shkëmbyer akuza për fatin e procesit zgjedhor në Shqipëri. Kryeparlamentari Gjinushi tha sot se ky kod siguron proces zgjedhor normal e të pa kontestueshëm.
Skënder Gjinushi, Kryetar i Parlamentit:- “Ai që s’njeh Kushtetutën kuptohet që s’mund të njohi as kod. Ai që s’njeh Kushtetutën kuptohet që s’mund të njohi dhe kode elektorale, aq më tepër ai që është mësuar ti kontrolloj vetë zgjedhjet nga fillimi deri në fund, pra ne nuk mund të presim që Berisha të pajtohet me një ligj të mirë. Asnjëher nga ai nuk është dhënë konsensusi për ligjet themelore, për ngritjen e institucioneve në Shqipëri, për bashkëpunimin në forcimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike. KQZ është permanent dhe duke qenë permanent s’duhet të ngatërrohen partitë. Pra janë zgjedhur organe të depolitizuara në mënyrë që edhe KQZ të jetë e depolitizuar”.
Nënkryetari demokrat Jemin Gjana theksoi se asnjë propozim i opozitës nuk u morë parasysh nga mazhoranca parlamentare. Sipas tij të zgjedhurit nga populli nuk mund të vihen mbi diktatin e të emëruarve në KQZ.
Jemin Gjana, Nënkryetar i PD:- “Sipas kodit që u miratua mbrëm, çdogjë në këtë proces do ta komandoj dhe drejtoj qeveria aktuale shqiptare. Opozita mbetet tërësisht e përjashtuar. Kjo sepse, KQZ drejtohet dhe ka shumicën të Mejdanit të socialistëve. Në komisionet e zonave dhe në komisionet e qendrave të votimit shumica e anëtarëve dhe kryetarët janë po të PS. Listat e zgjedhësve do të bëhen jo nga të zgjedhurit lokal”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame