Lajme Arkiva 2003

Pozita dhe opozita kanë arritur të gjejnë konsensus për objektin e hetimit të komisionit parlamentarë për transparencën e firmave piramidale. Pas propozimit të deputetëve të mazhorancës për hetim edhe të implikimit të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit në piramida, shefi i opozitës Berisha si rrallë ndonjëherë ka përshëndetur propozimin që vine nga socialistët, por që sipas tij ka si shkak luftën mes klaneve në Partinë Socialiste.

Sali Berisha: Mbështes totalisht pa asnjë rezervë propozimin e zotit Agasi dhe pavarësisht se ata e përdorin për luftë të brendshme midis klaneve ndaj njëri-tjetrit pavarësisht nga kjo absolutisht, këta e përdorin” për ti gërryer sytë njëri-tjetrit” o zotërinj, por unë e mbështes 100%. Të hetohen lidhjet e politikanëve nga ‘91e deri në fund me firmat piramidale.

Më pas lideri i opozitës është përshëndetur nga deputeti Bashkim Fino, i cili si ish-kryeministër i pajtimit kombëtar ka dhënë edhe ai konsensusin për objektin e punës së komisionit.

Bashkim Fino: Ne të dy bashkë në ’97 e nisëm që të fillonim këtë transparencë dhe unë si parantezë po e them që në fillim se mbështes totalisht propozimet e liderit të opozitës. Mbështes totalisht propozimet e tij. Jam dakord me propozimet që bëri kolegu im Imami vetëm më një kusht të vogël, te pikat A dhe B. Te pika B unë jam për mbi implikimin e politikanëve dhe të zyrtarëve të lartë në firmat piramidale  nga viti ’94 e këtej. E do nga ’91, po nga ’92 se në ’91 s’kishte firma piramidale.

Anëtarësia e komisionit do të votohet në seancën e të enjtes ndërsa pritet që kryetari i komisionit të jetë njëri nga deputetët iniciatorë për ngritjen e komisionit aleancisti Arben Imami./tvklan.al