Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Zgjedhjet lokale nuk duhet të kontestohen nga komuniteti ndërkombëtar. Kështu ka deklaruar sot kryerepublikani Mediu duke përcjell mendimet e disa zyrtarëve të lartë amerikan me të cilët ai është takuar gjatë qëndrimit në SHBA.
Fatmir Mediu, kryetar i PR:- “Është fare e qartë pozicioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që në qoftë se do të ketë një proces elektoral konfliktual anormal, Shqipëria së pari do të humbas mbështetjen e gjithë komunitetit ndërkombëtar. E dyta në kushtet e paktit të stabilitetit, pika e parë është demokratizimi i cili realizohet nëpërmjet votës së lirë dhe respektimit të qytetarëve dhe e treta është e domosdoshëm që shqiptarët të përpiqen të gjejnë zgjidhjet e tyre përsa i përket problemeve, në mënyrë që komuniteti ndërkombëtar të ofroj bashkëpunim gjatë procesit elektoral në vëzhgim, për të kontrolluar që ky të jetë një proces i kontrolluar dhe jo abuziv siç ka ndodhur rëndomë në politikën shqiptare”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego