Nën siglën “Sot në NATO, nesër në BE”, kryetari republikan Fatmir Mediu shpalosi përpara qytetarëve korçarë ambicien e koalicionit të djathë për të vijuar reformat e nisura në, arsim, shëndetësi e shumë sektorë të tjerë të ekonomisë së vendit. Duke votuar Partinë Republikane ju i jepni mundësinë maxhorancës të arrijë standard në integrimin e vendit-tha Mediu.
Fatmir Mediu: “Të ndërtojmë realitetin nëpërmjet iniciativës shqiptare, të mbështesim me investime në infrastrukturë, investimet drejtpërdrejt në agrobiznes apo nën biznese të ndryshme në mënyrë që t’i japim shans dhe mundësi shqiptarëve, që atë që besojnë ta kthejnë në realitet. Të mbështesim nëpërmjet kreditimeve, kredive të lehta biznesin shqiptar për t’i dhënë mundësi punësimit dhe zhvillimit të ekonomik. Ne nuk mund ta orientojmë ne tregun, tregu orienton vetveten.”
Kryetari republikan u shpreh ndër të tjera se vëmendja ndaj tregut dhe çështjes së pronësisë do të vijojë të jetë një garanci për rritjen ekonomike dhe mirëqenien e shqiptarëve.
Fatmir Mediu: “Produktet e gjejnë veten e vet nëpërmjet asaj që krijojnë si vlerë, prandaj kam bindjen që ne jemi në rrugën e mbarë dhe në logjikën e mbarë dhe pavarësisht se kemi një krizë të madhe ekonomike Shqipëria sipas FMN-së do të jetë i vetmi vend në Ballkan, i cili do të njohë rritje ekonomike.”
Përfaqësimi i gruas do të jetë një tjetër risi e prezantimit të Partisë Republikane para elektoratit shqiptarë-ka thënë Mediu, madje duke nënvizuar se listën shumë emërore të kandidatëve për deputetë në qarkun e Korçës do të jetë dhe një femër./tvklan.al
Gazetare: Jolldiz Mitro