Republikanet kanë mbledhur asamblenë rajonale të Qarkut të Tiranës për të nisur organizimin e strukturave për zgjedhjet parlamentare. Kryerepublikani Mediu në fjalën e tij është ndalur në një vlerësim të progres-raportit të Komisionit Europian për vitin 2008.
Fatmir Mediu: “Progres-raporti i deklaruar nga Komisioni Europian në dy ditët e fundit dhe nga ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë, tregon qartë progresin që ka bërë Shqipëria për afrimin e saj në familjen evropiane. Por unë nuk mendoj që të gjitha këto konstatime apo zhvillime politike historike në interes të vendit janë të mjaftueshme për të justifikuar veten përballë anëtarësisë republikane, apo edhe përballë qytetarëve shqiptar. Mendoj që është e domosdoshme të bëjmë një analizë të thellë të përgjegjësive përballë këtyre zhvillimeve kombëtare”.
Në një kohë që një pjesë e partive të vogla parlamentar janë future në grevë urie për të kundërshtuar kodin e ri zgjedhor, Mediu ka kërkuar miratimin e tij sa më të shpejt dhe nën një frymë transparente. Sipas tij partitë e djathtë duhet të bashkëpunojnë për ndërtimin e një koalicioni ku votat e shqiptareve të përcaktojnë peshën e çdo subjekti./tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka