Partia Republikane organizoi një simpozium me temë diskutimi “Sot në NATO Nesër në BE”, me  pjesëmarrjen e gjerë të drejtuesve te kësaj force politike. I pranishëm ne këtë aktivitet ishte dhe anëtari i Partisë Republikanë në SHBA Gordon England, ish-zëvendës sekretar i mbrojtës gjatë administratës se presidenti Bush.

Gordon England: “Përgëzoj popullin shqiptar dhe gjithashtu lidershipin për punën e shkëlqyer në arritjen e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Unë e di që ka qenë një rrugë e vështirë, madje në atë kohë nuk e besonim por ajo tashmë është realitet dhe kështu unë gjej rastin të përgëzoj dhe një herë njerëzit dhe qeverinë shqiptare. Të jesh në NATO nuk ka të bëjë vetëm me strukturat ushtarake, të jesh në NATO do të thotë të prekësh të gjithë sektorët jetikë të një vendi prandaj kjo është një mundësi gjithëpërfshirëse për popullin dhe qeverinë shqiptare.”

Gjatë fjalës së tij kryerepublikani Fatmir Mediu theksoi se mazhoranca aktuale ka bërë një rrugë të gjatë reformash në arritjen e standardeve si dhe për të shkuar më tej në anëtarësimin në familjen Evropiane.

Fatmir Mediu: “Shqipëria si asnjëherë më parë në historinë e saj është pjesë e familjes Euroatlantike e barabartë, e përsëris e barabartë mes të barabartëve. Anëtare me të drejta të plota në Aleancën më ët madhe Ushtarake, Aleancën politike dhe demokratike, më e madhja që ka njohur ndonjëherë historia, por edhe familja e vendeve më të qytetëruara dhe më të zhvilluara të botës. Kjo arritje ka qenë dhe mbetet një dëshirë dhe një sukses i mbarë shqiptarëve, por padyshim i reformave të kryera nga qeveria e kryesuar nga kryeministri Berisha, për ët realizuar në radhë të parë shtetin ligjor. E dyta ndërtimi i institucioneve demokratike, e treta zhvillimi ekonomik i vendit dhe padyshim edhe reformat në Forcat e Armatosura.”

Në simpozium ishte i pranishëm dhe Ministri i mbrojtjes së Maqedonisë Elenovski, i cili vlerësoi arritjet e Shqipërisë në fushën ndërkombëtare./tvklan.al

Gazetar: Julian Kasapi