Julian Kasapi: “Zoti England, ju keni qenë dhe jeni një mbështetës i madh në kauzën shqiptare të anëtarësimit në NATO, por edhe në atë të aderimit në Bashkimin Evropian. Ka një arsye të veçantë?”
Gordon England: “Në radhë të parë është e rëndësishme për Shqiptarët, është e rëndësishme për vendin është e rëndësishme për rajonin dhe për NATO-n. Në mendimin tim është e rëndësishme fakti se çdo komb mund të kontribuojë në mënyrë efektive për paqen dhe sigurinë. Kjo ishte e rëndësishme për Shqipërinë, për rajonin, për SHBA-në dhe për vetë Botën. Dua të them kjo është një kauzë e zakonshme, që të mbrosh lirinë dhe sigurinë për të gjithë njerëzit. Dhe Shqipëria është një ndihmesë e madhe edhe para se ajo të ishte pjesë e NATO-s. Pra kjo edhe një herë ishte një arritje e madhe për Shqipërinë unë thjesht përgëzoj popullin Shqiptar për këtë arritje të madhe.”
Julian Kasapi: “Zoti England, të jesh pjesë e NATOS çfarë do të thotë për mendimin tuaj?”
Gordon England: “Kur je pjesë e NATO-s si fillim ka një aspekt sigurie të qenit pjesë e NATO-s. Por kjo siguri është diçka më shumë se sa siguria ushtarake. Ka një siguri ekonomike, ka një siguri ushtarake, por gjithashtu të qenit pjesë e kësaj familjeje të cilën kombet e kanë ngritur me emrin NATO, të jesh pjesë e saj siguron një qëndrueshmëri dhe siguri në rajon e cila do të jetë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik sesa thjesht një siguri ushtarake. Kështu që kjo është një arritje e rëndësishme. Unë besoj me vendosmëri se rruga e ndjekur për të arritur këtë është ajo se çfarë ka rëndësi me të vërtetë, sepse të gjitha reformat e mëdha të adoptuara në Shqipëri dhe këtu gjej rastin të falënderoj deputetin Mediu dhe kryeministrin e vendit. Dua të them ata ishin të jashtëzakonshëm dhe efektivë në lidership dhe kjo ishte me të vërtetë një rrugë e vështirë.”
Julian Kasapi: “Zoti England, NATO do të thotë përgjegjësi për qeverinë Shqiptare dhe një nga këto janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Mund të na thoni ju lutem nëse zgjedhjet reformat e ndërmarra dhe ato që priten nga kjo qeveri do të influencojnë në hyrjen e Shqipërisë në familjen e madhe Evropiane?”
Gordon England: “Këndvështrimi im mbështetet në atë se NATO është një hap më tej në rrugën e nisur. Është e rëndësishme që të shkohet drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe për një zgjerim të mëtejshëm është i njëjti shteg që duhet ndjekur, sepse në të gjitha reformat dhe objektivat, gjykimi im është se Shqipëria ka ardhur tashmë nga një rrugë e gjatë reformash dhe objektivi përfundimtar duhet të jetë anëtarësimi në BE. Unë përgëzoj Shqipërinë dhe lidershipin e saj në anëtarësimin e saj në NATO. Pikëpamja ime është se ju tashmë duhet të procedoni me hapin tjetër, që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, sepse do të siguronte më shumë përfitime ekonomike për Shqiptarët dhe më shumë mundësi për zhvillim ekonomik i cili është shumë i rëndësishëm për momentin.”
Julian Kasapi: “Zoti England populli shqiptar, Qeveria Shqiptare kanë bërë përpjekje të mëdha për anëtarësimin në NATO. Unë mund të përmend këtu rritjen e rrogave dhe pensioneve,letërnjoftimet elektronike, rrugën Durrës-Kukës e shumë reforma të tjera. A ndikojnë këto reforma për ta çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian?”
Gordon England: “Në gjykimin tim, është e rëndësishme të jesh pjesë e Bashkimit Evropian. Shqipëria është e bekuar me shumë liderë me eksperiencë dhe kjo ka rëndësi të madhe. Në të tashmen, ku po përballemi me kohë ekonomike shumë të vështira ku çdo shtet përfshirë dhe Shqipërinë për disa njerëz, megjithatë Shqipëria i ka qëndruar recensionit ekonomik që kanë përjetuar vendet e tjera,kështu që është një përparësi për Shqipërinë, në të njëjtën kohë ata kanë për t’i ofruar shumë Bashkimit Evropian, por edhe për të përfituar nga BE-ja, dhe kjo është marrëdhënia perfekte, kur ju ofroni por në të njëjtën kohë dhe përfitoni. Unë jam shumë optimist për Shqipërinë si një komb dhe më tej si një rajon. Nëse ky rajon do të mund të bëhet pjesë e BE-së dhe me NATO-n, tashmë unë besoj se ka një mundësi për zhvillim të mëtejshëm dhe siguri për vendin. Përgëzimi im është për popullin Shqiptar, përgëzimi im është për lidershipin, për gjithçka që është arritur në një periudhë kohore shumë të shkurtër.
Ju keni bërë një progres të jashtëzakonshëm në këtë vend.” /tvklan.al
Gazetari Julian Kasapi