Deklaratën më të fortë në Tiranë Zëvendës Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Gordon England, e bëri gjatë takimit më Ministrin Shqiptar të Mbrojtjes Gazmend Oketa. Numri 2 i pentagonit ka nënvizuar faktin se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është meritë e përpjekjeve dhe punës së madhe të qeverisë dhe popullit shqiptarë, duke e theksuar gjithashtu përparimin domethënës në përmbushjen e reformave.

Gordon England: “Që kur kam qenë këtu, shumë njerëz më kanë falënderuar për ndihmën time por unë e di fort mirë që gjithçka u arrti nga puna e madhe e qeverisë shqiptare dhe popullit shqiptarë. I falënderoj ata për përpjekjet shumë të forta dhe edhe njëherë i përgëzoj. Shqipëria ka bërë përparim domethënës deri më sot për të përmbushur reforma për të cilat ka shumë nevojë. Jam shumë i kënaqur nga diskutimet e mia sot, e di që këto reforma do të vazhdojnë e që Shqipëria do të vazhdojë të respektojë institucionet e pavarura aq jetësore në këto reforma, sepse do të ndihmojnë vendin tuaj të ndërtojnë një demokraci dhe ekonomi të fortë”.

Përparimin e Shqipërisë në rrugën e reformave, zyrtari i lartë amerikan e theksojë dhe gjatë takimit që zhvillojë me kryeministrin Berisha.

Gordon England: “Dëshiroj të falënderojë kryeministrin për mikpritjen e tij, por edhe për ndihmën, duke punuar me SHBA për të çuar përpara marrëdhënien dhe stabilitetin, si të Shqipërisë ashtu edhe të rajonit. E përgëzoj kryeministrin për udhëheqjen e tij shumë të fortë dhe përparmin e bërë deri më sot”.

Ndërsa nga ana e tij, shefi i qeverisë shqiptare e garantoj zv/sekretarin England dhe përmes tij qeverinë amerikane, se Shqipëria dhe shqiptarët do të përmbushin një tjetër detyrim të rëndësishëm siç është zhvillimi i zgjedhjeve të lira, ndërsa kërkojë dhe prezencën e ekspertëve amerikan në monitorimin e këtij procesi.

Sali Berisha: “Marrëdhëniet tona me SHBA janë të shkëlqyera. E informova zv/sekretarin zotin England për reformat politike, reformat ekonomike dhe reformat e gjithanshme, uke u ndal me theks të veçantë tek zgjedhjet e ardhshme ku shpreha vendosmërinë e qeveris time, për të bërë çdo gjë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe kërkesën për vëzhgues nga institucionet kompetente të SHBA-së në këto zgjedhje”.

Numri 2 i pentagonit u takua dhe me Presidentin e Republikës zotin Bamir Topi, ku shprehu bindjen se Shqipëria do të vazhdojë të respektojë institucionet e pavarura duke theksuar se ato janë jetësore në kryerjen e reformave./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani

Operator: Klodian Keçi