Shqipëria do t’i bashkohet aktiviteteve që organizohen në 2 maj të çdo viti dita e shënuar në kalendarin kulturor ndërkombëtar si “Pranevra e Muzeumeve”. Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve e ka mirëpritur këtë iniciativë e cila ka në thelb të saj integrimin e vlerave tona kulturore me ato evropiane. Drejtori i Trashëgimisë Kulturore Vaso Tole u shpreh se kësaj nisme shpreson t’i bashkohen edhe muzetë vendorë.
Vaso Tole: “Thelbi i takimit të sotëm është një komunikim me dy pjesë, pjesa e parë i kushtohet “Pranverës së Muzeumeve” dhe solidarizimit që Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe institucionet muzeore kombëtare në varësi të saj bëjnë me këtë inisiativë europiane dhe pjesa e dytë e komunikimit i përket faktit që listës së institucioneve kombëtare të trashëgimisë kulturore i shtohet dhe një institucion i ri kombëtar, bëhet fjalë për “Fototekën Marubi”.”
Ministria e Kulturës u drejton të gjithëve një ftesë të hapur për të vizituar në 2 maj pa pagesë të gjitha muzeumet kombëtare dhe lokale në vend. /tvklan.al