Emisioni “Love Story” është reality shoë që ka rrëmbyer vëmendjen e gjithë publikut shqiptar. Në qendër të saj, princi i kaltër, Saimiri, i cili synon të gjejë dashurinë e jetës live nëpërmjet televizionit.

Autorja e këtij programi, Ilda Lumani, ka zbuluar për “Jo Vetëm Modë” prapaskena interesante. Ajo ka rrëfyer se si u zgjodh Saimiri si protagonist i kësaj romance live.

Lumani është shprehur se sapo është njohur me emrin e Saimirit menjëherë është vendosur për të pasi plotësonte të gjitha kriteret. Ajo tregoi ndër të tjera se fillimisht ishte vënë në “ndjekje” të disa prej djemve të spikatur në kryeqytet, por në fund u vendos për Saimirin.

“Kur Vera dhe Alketa më thanë për projektin isha e bindur sikurse dhe ato që gjithë çelësi i këtij programi ishte personazhi kryesor. Duhet të plotësonte të gjitha kriteret që të merrte pëlqimin e njerëzve, pëlqimin e vajzave që nuk është e lehtë. Sapo ma propozuan këtë projekt fillova të mendoj disa nga djemtë e spikatur në qytet që mund të ishin të përshtatshëm në program. Dikush kishte hyrë në një marrëdhënie, dikush ishte martuar se gjërat evoluojnë. Një miku jonë i përbashkët i imi dhe i Saimirit, thashë duhet ta takoj se ai duhet të më ndihmojë. Duke diskutuar mes disa djemsh të tjerë, Saimiri sapo ra emri i tij, ishte kështu surprizë. Ishte njeriu i duhur. I plotësonte të gjitha kriteret për të qenë ai”, tha Lumani.

Autorja e “Love Story” tregoi se për Saimirin ka pasur kërkesa që të ishte pjesë edhe e The Bachelor, por për shkak të angazhimeve ai kishte refuzuar.  

“Gjysma e rrugës për Saimirin ishte e bërë. Ai kishte pasur një propozim për të njëjtin program, The Bachelor. I kishin propozuar, por ngaqë kishte një angazhim në atë moment, kishte refuzuar. Kur e kam propozuar me Verën dhe Alketën ka qenë shumë interesante sepse kur e pyeti Vera si ndodhi që erdhe? Unë rrëshkita tani tha dhe ndonjëherë marrim një vendim të madh për 1 sekond”, tha Lumani.

“Love Story” transmetohet të hënën në orën 20:15 në TV Klan./tvklan.al