Armando Sadiku, ka gjetur rrugën e rrjetës në Indi, aty ku është pjesë e skuadrës së Goa.
Sulmuesi shqiptar, shënoi golin e vetëm, në humbjen 1-2 që skuadra e tij mori ndaj Jamshedpur.
Kur rezultati ishte 0-0, Sadiku zhbllokoi sfidën, me një supergol, në fundin e pjesës së parë. 33-vjeçari lëshoi një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, duke e ndalur topin në rrjetë.
I ndihmuar edhe nga një gabim i portierit mik, Sadiku i dha avantazhin skuadrës së tij, e cila u përmbys në pjesën e dytë.
Kjo ishte ndeshja e javës së parë në elitën e futbollit indian dhe shqiptari e ka nisur me këmbën e mbarë, duke bërë atë që di të bëjë më mirë, të shënojë gola. /tvklan.al