Lajme Arkiva 2003

Prefekti i qarkut të Durrësit Gëzim Agasi, thotë se ka marrë të gjitha masat që depozitat e naftës të vendosura në territorin e portit të jenë sa më të sigurta dhe të mos shkaktojnë dëme në mjedis apo në qytet. Ndërkohë për zhvendosjen e tyre Agasi thotë se është prerogativë e pushtetit qendror.

Gëzim Agasi: Duke marrë shkas edhe nga një incident që patëm disa kohë në firmën ne si prefekturë kemi marrë masa për aq kohë sa ato do të qëndrojnë në territorin e portit ne kemi siguruar që të gjithë ato parametra të përditshmërisë teknike që duhet të kenë këto shoqëri që funksionojnë në këto depozitat e portit të jenë në kuadrin, të jenë në gatishmërinë numër 1 do të thosha, në mënyrë që ato të mos krijojnë problem, rrezik për këtë komunitet.

Vendosja e depozitave të naftës në territorin e portit të Durrësit dhe mjaft të afërt të qytetit ka shkaktuar reagime te opinioni publik. Vendi ku ato janë vendosur është parashikuar për ndërtimin e terminalit të kontinierëve dhe në këtë mënyrë ato janë bërë pengesë për zbatimin e projekteve të bankës botërore.

Në Porto Romano është duke u ndërtuar një kompleks i ri për depozitimin  e naftës së importit, por vënia në punë dhe largimi i depozitave aktuale nga porti është një gjë për të cilën nuk është parashikuar datë./tvklan.al