Deklarata e Ermirit se vajzat e huaja janë më guximtare se ato shqiptare ka nxitur mjaft reagime në studion e “Talk Love Story” në Televizionin Klan.

Ka pasur protagonistë që e kanë mbështetur mendimin e tij, por kishte edhe nga të tjerë që e kundërshtuan rreptësisht duke mos rënë dakord me konkurrentin.

Ajo që nxiti debat të mëtejshëm ishte deklarata e Xhenit, e cila u shpreh se pret që iniciativën ta marrë mashkulli i pari sepse sipas saj kështu e ka dhënë Zoti.

Daniela: Unë kam jetuar jashtë dhe e kam fituar atë guximin sikur vajzat që janë të huaja. Ermiri në përgjithësi më pëlqen, është tip që e ka treguar veten në atë klip dhe mu duk shumë i sinqertë.

Dea: Ndërsa unë do t’i thoja se vetëbesimi tek një djalë për të bërë hapin e parë nuk varet nëse ti jeton brenda apo jashtë Shqipërisë, ti ose e ke ose nuk e ke vetëbesimin. Përsa i përket Ermirit është shumë tërheqës, më duket shumë tërheqës, por për momentin nuk më ngjall asnjë interes që ta njoh.

Ermiri: Jashtë janë më të lirshme sepse mesa kam parë vajzat shqiptare presin që djali ta bëjë lëvizjen e parë.

Ermiri: Unë mendoj se ti gënjen veten që mendon kështu…

Ermiri: Ky është opinioni im.

Xheni: Prej natyrës, mashkulli më duket figurë më burrërore, unë pres që mashkulli të marrë iniciativën dhe nuk dua ta argumentoj fare, kështu e ka ndarë Zoti…

Vilian: Në aspektin e afrimitetit, janë pak më të ngjitura…

Xhensila: Është çështje mentaliteti sepse ajo që Ermiri ka dashur që të tregojë është se jashtë shtetit janë më të lirshme, ne vajzat shqiptare para se të dalim nga shtëpia, mendonim se çfarë do të thotë komshija, tani me kalimin e viteve ka ndryshuar.

Kristi: Unë deri tani kam jetuar jashtë shtetit, por mund të them se këtu hipokrizia është në nivel më të lartë, manipulimi ëshë në nivel më të  lartë, pra janë disa gjëra që i japin shansin që të bëhet marrëdhënia toksike. Këtu një femër që ka interes për ty, të injoron./tvklan.al