Dita e dytë e konventës së republikanëve në Luiziana është shoqëruar sërish me protesta. Qindra vetë të veshur me të zeza me slogane kundër luftës, u mblodhën jashtë konventës në emër të paqes në botë dhe tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku dhe Afganistani.
Ndërsa delegatët diskutonin për kandidatin republikan dhe luftën politike deri në shtëpinë e bardhë. Jashtë turma u acaruara duke e shndërruar protestën në përleshje me policinë.
Agjentët u detyruan të përdorin gazin lotsjellës për të shpërndarë të rinjtë, ndërkohë që 3 prej tyre përfunduan në prangat e policisë. Megjithatë kjo nuk e pengoi zhvillimin normale të punimeve të konventës. Momenti kulmor në ditën e dytë ishte fjalimi i presidentit në ikje George Bush në linjë satelitore nga shtëpia e Bardhë. Ku e cilësoi John McCain si njeriun që i duhet Amerikës.
George Bush: “Ne jetojmë në një botë të rrezikshme dhe na duhet një president i cili mëson nga 11 shtatori që mbron Amerikën. Ne duhet të ndalojmë sulmet para se ato të ndodhin dhe jo të presim që të jemi goditur sërish. Njeriu që na duhet është John McCain.”
George Bush e vlerësoi kandidatin republikan si njeri të ndershëm dhe ta pavarur që vendos me mendjen e tij. Vetë McCain nuk mori pjesë në punimet e konventës pasi po vizitonte zonat e goditura nga uragani “Gustav”./tvklan.al
Gazetare: Justina Ukaliaj