Lajme Arkiva 2003

Presidenti amerikan George Bush premtoi se do të ndihmonte Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kroacinë në përpjekjet e tyre për tu anëtarësuar në NATO. Gjatë një takimi para ministrave të jashtëm të vendeve të Evropës lindore, numri 1 i Amerikës tha se vlerësonte angazhimin e këtyre vendeve për vlerat e NATO-s.

George Bush:Duhet të ndihmojmë popujt e Ballkanit të bëhen partnerë të plotë në progresin e Evropës. Ne i mirëpresim angazhimet e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë për vlerat dhe parimet e NATO-s dhe ne do ti ndihmojmë ata të ecin përpara me reformat”.

Deklarata e presidentit amerikan pason nënshkrimin e Kartës Adratik 3 më 2 Maj në Tirnaë. Në të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës angazhohen të ndihmojnë Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kroacinë në anëtarësimin e tyre në NATO.

Ky ishte një premtim i presidentit Bush në Samitin e Pragës ku këto tre shtete nuk u ftuan të hynin në aleancë. Numri 1 i Amerikës premtoi se në samitin e ardhshëm këto 3 vende do të ftohen zyrtarisht dhe Karta Adriatik 3 është një hap më i sigurt në këtë drejtim.

Vëmendje e presidentit Bush u rezervua në mënyrë të veçantë brenda në rajonin e Ballkanit pasi ai i uroi mirëseardhjen në NATO, Letonisë, Lituanisë, Estonisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Bullgarisë dhe Rumanisë./tvklan.al