Presidenti i Republikës është ofruar të negociojë për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike mes mazhorancës dhe opozitës.

Bamir Topi: “Unë atë gatishmëri që kam pasur gjithmonë vazhdoj ta kem, por çështja është gjithmonë tek vullneti politik që është tek partitë politike”.

Por oferta e presidentit Topi duket disi paradoksale, nisur nga fakti se objekti i këtij konflikti është një vendim gjykate, pra i kolegjit zgjedhor që nuk lejon rinumërim të votave.

Nuk dihet nëse presidenti Topi, njëherësh dhe kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka ndërmend të negociojë për prishjen e këtij vendimi të gjykatës.

Nga ana tjetër oferta e negociatorit Topi duket pothuajse e pamundur pasi kjo mund të ndodhë kur të dy palët ne konflikte pranojnë atë si të tillë, por nisur nga raportet e bllokuara mese 2-vjeçare të presidentit Topi me Partinë Demokratike, sidomos para zgjedhjeve të 28 Qershorit oferta për negocim pothuajse nuk ka asnjë shans./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka