Presidenti Bajram Begaj është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Gjermani, me ftesë të homologut të tij gjerman Frank-Walter Steinmeier.
Pasi u prit me ceremoni zyrtare, Begaj zhvilloi një takim kokë më kokë në Berlin me Presidentin e Gjermanisë. Begaj, i shprehu falenderime Presidentit Steinmeier për kontributin në forcimin e marrëdhënieve dhe partneritetit mes dy vendeve.
Begaj theksoi se Gjermania është një nga shtetet kryesore që mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE dhe avancimin e reformave në vendin tonë.
Kreu i shtetit theksoi se roli i Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor është i pazëvendësueshëm përballë sfidave që komprometojnë të ardhmen Euroatlantike.
Klan News