Presidenti i Kosovës nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri maqedonas.

Me t’u kthyer nga Turqia ku mori pjesë në samitin e ekonomisë 12 Euroazia kryetari, Fatmir Sejdiu, tha të dielën se në adresë të tij nuk ka arritur asnjë ftesë nga George Ivanov.

Me këtë vendim presidenti i Kosovës iu dha fund spekulimeve rreth të shkuarës apo jo në këtë ceremoni krahas krerëve të tjerë rajonal të shtetit.

Fatmir Sejdiu: “Jo, jo nuk kam marrë ftesë. Është çështje vlerësimi se çfarë ata e vlerësuan për kohën në kuptimin e dërgimit të ftesës”.

Burimet qeveritare nga Maqedonia i kanë thënë Televizionit Klan se megjithatë Sejdiu nuk do të mbetet pa ftesë, por kjo do t’i bëhet përmes administratës së UMNIK-ut, por kjo mënyrë e të ftuarit nuk parapëlqehet nga presidenti Sejdiu.

Fatmir Sejdiu: “Jo, jo nuk ka. Unë s’kam kurrfarë ftese dhe…Unë s’kam asnjë ftesë, tash ju them”.

Autoritetet në Maqedoni e kanë pasur në agjendë edhe ftesën për kryetaren e Kosovës, por kërcënimi nga Beogradi se Boris Tadiç nuk do të marrë pjesë nëse ftohet homologu i tij kosovar ka ndryshuar mendimin e Shkupit zyrtar.

Partitë shqiptare në këtë vend nuk do të marrin pjesë nëse aty nuk është presidenti Fatmir Sejdiu./tvklan.al