Presidenti Armando Duka është pyetur nga të ftuarit për trajnerin SIlvinjo dhe lojtarët e Kombëtares.

Duka: Nuk do t’i shmangem asnjë pyetjeje. Na erdhi për mirë goli i shpejtë ndaj Italisë se thyem një rekord. Ne mund të kishim menduar shumë gjëra, por të bënim golin për 23 sekonda ndaj Italisë nuk e menduam kurrë.

Ori Nebiaj:: Tani që mbaruan ndeshjet, cila është nota që i jep Silvinjos?

Armando Duka: Silvinjos i vë notë kaluese, pozitive, nuk ka kurrë 10 në futboll. I jap 7.