Partitë parlamentare kanë diskutuar draftin e parë të projektligjit për sistemin zgjedhor të Kosovës. Takimi është thirrur nga presidenti i republikës Fatmir Sejdiu. Presidenti ka thënë nëse ekziston konsensus i plotë për draftin e parë të projektligjit.

Fatmir Sejdiu: “Dëshira jonë themelore është që të krijojmë në ligj bazik që do të sfidojë kohërat do të qëndrojë gjatë. Ajo që është bërë si punë përgatitore e deritanishme që është bashkë me ekspertët e qeverisë Kosovës, por edhe ekspertë ndërkombëtar është një punë e mirë.”

Deri më tani zgjedhjet në Kosovë janë zhvilluar në bazë të një ligji të miratuar në vitin 2000. Pritet që projektligji in ri të mos dallojë shumë nga ai paraprak. Eventualisht mund të ketë ndonjë ndryshim në pjesën ku flitet për zonat zgjedhore. Pasi që deri më tani Kosova ka pasur vetëm një zonë zgjedhore, ndërkohë që partitë opozitare vazhdimisht kanë kërkuar shtimin e këtyre zonave.

Fatmir Sejdiu: “Mund të ketë, mund të ketë tema që hapen unë nuk do të paragjykoj. Ka ide që është një zonë zgjedhore sikur se ka qenë edhe më parë. Mund të ketë njerëz që edhe mund të nxjerrin ide tjetër ndoshta, por besoj që ajo që do të rezultojë e fundit do të jetë pjesë e ujdisë së përbashkët.”

Në takim të thirrur nga presidenti Sejdiu kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të UNMIK-ut dhe BE të cilët kanë kontribuar në hartimin e projektligjit për sistemin zgjedhor të Kosovës./tvklan.al