Presienti i Republikës Alfred Moisiu gjatë vizitës së tij në qytetin e Gjirokastrës ka kryer një sër takimesh. Vizitën e tij të parë Moisiu e ka zhvilluar në panairin e përvitshëm të biznesit vendas Ekspo-Gjirokastra 2003, ku prezantohen prodhimet buqësore dhe ushqimore të rajonit jugor të vendit. Më pas presidenti është takuar me përfaqësues të pushtetit vendor të komunave që përfshihen në qarkun e rrethit të Gjirokastrës.

Gjatë paradites Moisiu ka takuar dhe përfaqësues të pushtetit lokal dhe banorë të Derviçanit ku ka vlersuar banorë të minoritetit Grek si urë lidhëse për bashkëpunimin Shqiptarë-Grek.

Në vijim të takimeve të tij në Gjirokastër, Presidenti i Republikës është takuar edhe me përfaqësues të pushtetit vendor të komunës së Lazaratit. Gjatë këtij takimi Moisiu është shoqëruar nga Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit Ben Blushi dhe nënkryetarja e Kuvendit Popullore Makbule Çeço.

Por në mesditë, sëbashku me Ministrin e Drejtësisë, Spiro Peçi, Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi dhe Avokatin e Popullit, Ermir Dobjani, kanë marrë pjesë në përurimin e gjykatës së re të apelit në Gjirokastër./tvklan.al