Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Presidenti Mejdani ka vizituar prefekturën e Gjirokastrës. Fillimisht ai ka ndaluar në qytetin e Përmetit, ku ka zhvilluar një takim me drejtuesit lokal, në të cilin është diskutuar rreth problemeve ekonomike dhe sociale të qytetit. Në takim u kërkua që të bëhet më shumë në fushën social-kulturore, e kryesisht u nënvizua nevoja e financimit për rikonstruksionin e Pallatit të Kulturës së Përmetit. Presidenti Mejdani ka marrë pjesë edhe në përurimin e xhamisë së re të qytetit.
Më pas Mejdani ka shkuar në Gjirokastër, ku ka takuar fillimisht pushtetarët lokal. Ai tha, se nga vetë qytetarët mund të ndërmerren dy-tre projekte të veçanta për restaurimin e plotë të banesave shekullore, deri në shpalljen dhe mbrojtjen e UNESKO-s, për të gjithë qytetin. Presidenti ka zhvilluar një takim të veçantë dhe me mësues të njohur të Gjirokastrës./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego