Presidenti i Republikës Bamir Topi, i ka kërkuar Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive të verifikojnë pasuritë e zyrtarëve të lartë mbi bankat e shteteve të huaja, duk folur në 5 vjetorin e krijimit të këtij institucioni, kreu i qeverie ka shprehur shqetësimin e tij dhe të partnerëve ndërkombëtarë për mungesën e transparencës në deklarimin e pasurive të zyrtarëve shqiptarë.

Bamir Topi: “Shumë gjëra i marrin vesh edhe nëpërmjet bisedave të përditshme të natyrshme edhe nëpërmjet një bisede në kafene. Ka ardhur momenti, institucioni juaj duhet të bëhet pjesë shumë e rëndësishme e një infrastrukture kontrolli me partnerët ndërkombëtar qoftë edhe për të hequr ato dyshimet që në mjaft raste ekzistojnë dhe ne i dëgjojmë, që një pjesë e pasurive, qoftë të zyrtarëve që janë të detyruar t’i deklarojnë, por edhe një pjese tjetër që nuk konsiderohen zyrtarë të administratës, një pjesë e pasurive mund të jenë edhe jashtë Shqipërisë.”

Duke ju referuar raporteve të shumta ndërkombëtare në të cilat kritikohet korrupsioni në nivelet e larat të zyrave me pasojë fshehjen e pasurive, kreu i shtetit foli dhe me shifra konkrete në lidhje me numrin e zyrtarëve që nuk kanë pranuar të deklarojnë pasuritë brenda afatit të përcaktuar.

Bamir Topi: “Konstatohet se ka nëpunës, madje 175 të tillë që nuk zbatojnë ligjin dhe madje nuk deklarojnë as pasurinë apo të nënshkruajnë deklaratën e konfliktit të interesit. Një gjë e tillë është sa e dënueshme, aq e papranueshme në logjikën e funksionimit të administratës dhe të shtetit. Ne tashmë kemi mekanizmat e nevojshëm ligjor që konfliktet e interesit dhe abuzimet financiare të mos i mësojmë siç ndodh rëndom kur ndodhin ngjarje të rënda apo skandale që bëhen pjesë e medias në radhë të parë pastaj pjesë e sensibilizimit të institucionit.”

Nga ana tjetër presidenti ka dhënë vlerësime për punën e inspektoratit duke e dekoruar kreun e saj Fatmira Laskaj, në përfundim të mandatit me urdhrin “Naim Frashri i artë”./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani

Operator: Klodian Keçi