Forcat politike ne vend do te dinë t’i japin fund debatit te ngarkuar me akuza reciproke nisur fill pas zgjedhjeve parlamentare te Qershorit.
Kështu deklaroi presidenti i Republikës, Bamir Topi, ne pritjen e Vitit te Ri ne Pallatin e Brigadave me trupin diplomatik te akredituar ne Tirane.
Bamir Topi: “Situata politike në Shqipëri natyrisht ndiqet me kujdes dhe nga ana juaj. Unë mund t’ju them që forcat politike shqiptare edhe ne kontekstin e marrëdhënieve me miqtë janë të përgjegjshme dhe jam i bindur që do të dinë të tejkalojnë edhe atë impas të krijuar muajt e fundit në jetën politike shqiptare. Për ne është e domosdoshme që të ndjekim me shumë seriozitet, me shumë rigorozitet të gjitha standardet e botës demokratike. Dëshiroj t’ju siguroj që institucionet do të përballojnë me shumë motivacion të gjitha detyrimet në rritje dhe do t’i shërbejnë në radhë të parë rritjes së standardeve dhe mirëqenies së popullit shqiptar, por në mënyrë shumë influente do të ndikojnë në përmirësimin e marrëdhënieve me vendet tuaja.”
Presidenti beri një rezyme te arritjeve qe Shqipëria realizoi gjate vitit 2009, ku mbi te gjitha ai veçoi përmbylljen me sukses te një kapitulli te rëndësishëm si anëtarësimi me të drejta të plota në NATO.
Kreu i shtetit nënvizoi edhe kontributin qe tashme Shqipëria ka dhënë ne politikat e stabilizimit, mbrojtjes civile dhe ushtarake, të sigurisë dhe të integrimit në Ballkanin Perëndimor, duke e fokusuar këtë si besimin qe rruga e nisur nga Shqipëria do t’i shërbejë vetëm te ardhmes se përbashkët evropiane./tvklan.al