Buxheti i Ministrisë së Brendshme për vitin 2025 ka pësuar rritje me 20% krahasuar me vitin aktual.
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha theksoi në komisionin parlamentar të Sigurisë se kjo rritje do të shkojë për të mbështetur strukturat e policisë dhe financimin e projekteve të reja teknologjike.
Një pjesë e fondeve të këtij buxheti do të shkojë edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Buxheti i vitit të ardhshëm është buxheti më i madh që ka pasur ndonjëherë Ministria e Brendshme.
Klan News