Lajme Arkiva 2003

Prindërit e Gazmend Tahirllarit nëpërmjet një padie civile të paraqitur në gjykatë kanë kërkuar shpërblim dëmi për vrasjen e djalit të tyre në 4 Janar të këtij viti, njëkohësisht kërkojnë një pension për vajzën e tij të mbetur jetime 14 muajshe.

Vajza ende s’ka filluar të ecë dhe ka mbetur pa prindër. Nëna e saj Mirela është larguar nga shtëpia që në fund të vitit. Liljanën e vogël po e rrisin dy gjyshërit që aktualisht gjenden në vështirësi ekonomike. Toka prej 9 dylymësh që disponojnë ka mbetur djerrë sepse nuk e punojnë dot dhe pensioni i pakut Tahirllari prej 6000 Lekësh nuk u mjafton.

Deri më tani për ushqimin e vogëlushes kujdeset vetëm një fqinj.

“Shteti e bëri, por të paktën të vërë dorë mbi ne”.

Gazmendi vdiq nga dhuna policore. Gjykata e Korçës dënoi 6 policët e grupit të gatshëm me 20 vjet e 5 muaj burg, por deri më tani askush nuk ka mendur për rritjen e kësaj vogëlusheje./tvklan.al