Lajme Arkiva 2004
Ndërtesa 5 katëshe e prishur nga policia ndërtimore në fundjavë me vendim të Këshillit të Rregullim Territorit të Shqipërisë, disponon një leje ndërtimi nga këshilli i rregullim territorit të qytetit të Durrësit, por edhe policia ndërtimore tiranë. Ndërhyrja për firmën “Kontakt” është arbitrare.
Policia nuk kishte një urdhër ndërhyrje, por edhe s’ka lajmëruar kohë më parë pronarët e saj. Sipas rregullave ndërtimi ka nisur në tetorin e vitit që shkoi.
Është punuar deri në 28 Shkurt, ku vjen urdhri i pezullimit të punimeve, deri më 17 Prill kur këshilli i rregullim territorit të Shqipërisë vendosë shfuqizimin e lejes së ndërtimit njëkohësisht dhe sheshit.
“Unë jam njoftuar në mënyrë fare të rastësishme nga roja që minimalisht unë duhet të kisha 5 ditë kohë për të hequr materiale, për tu ankuar n gjykatë dhe për të bërë të gjitha veprimet për ta kundërshtuar. Habia tjetër ishte fakti që dje ishte e diel dhe unë nuk di që në policinë ndërtimore dhe në shtetin shqiptar të punohet edhe ditën e diel. Është e paligjshme sepse nuk ka një urdhër, nuk ka një vendim, nuk ka një letër me të cilën vjen dhe më shkatërron pronën. Disponoj miratimin e sheshit të ndërtimit dhe lejen e ndërtimit për objektin në fjalë. Policia ndërtimore thoi se ka vepruar në bazë të vendimit të Këshillit të Rregullim Territorit të Shqipërisë. Pranon që s’ka paraqitur dokumentacion dhe publikimi për të në media do të thotë edhe njoftim paraprak për prishje”.
“Ne jemi ekzekutorë të vendimeve të KRT-së aq më tepër të KRT-së Republikës, i cili është organi më i lartë vendimmarrës”.
Gazetarja: A duhej rilajmëruar edhe një herë poseduesi i ndërtesës të paktën 5 ditë përpara sa ç’është afati ligjor 5 ditë përpara se në këtë ditë do të ndërhyhej.
“Unë jua thashë, jua theksova më sipër se përfaqësuesi ligjor i këtij subjekti ndërtues ka qenë pjesëmarrës në mbledhjen e KRTSH-së ku është komunikuar vendimi”.
Por policia ndërtimore s’di të thotë se kur merret një leje për ndërtim, përgjegjës është organi që e ka dhënë apo subjekti që e ka marrë atë. Përfaqësuesi i këtij ndërtimi do i drejtohet gjykatës dhe kërkon dëmshpërblim./tvklan.al