Shkarkimet nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit mund të ndërpriten në një kohë të shpejtë nëse sasia e prurjeve do të ketë ritmin e ditëve të fundit.
Ky fakt është pohuar nga zv/ministri i Ekonomise dhe Energjetikes, Leonard Beqiri, i cili bashkë me një grup pune inspektoi situatën e prurjeve në hidrocentralet e Fierzës e Komanit dhe punën që po kryhet për menaxhimin e situatës.
Në hidrocentralin e Fierzës 24 orët e fundit janë shënuar prurje 600 metra kub/s, nga 2000 metra që kanë qenë disa ditë më parë.
Niveli i digës ka mbërritur në kuotat e 290 metrave, duke ardhur gradualisht në parametra normal.
Për përballimin me përgjegjësi të situatës, zv/ministri Beqiraj ka vlerësuar punën e bërë nga specialistët e korporatës dhe punonjësit e hidrocentaleve.
Situata po normalizohet edhe në Vaun e Dejës, ku niveli ka arritur në 74 metra. Prurjet në këtë liqen janë 220 m3/s dhe tuneli po shkarkon 700 m3/s.
Në të 3 hidrocentralet mbi lumin Drin punohet me kapacitet të plotë për prodhimin e energjisë.
Tv Klan