Në fundjavë në Shqipëri do të zhvillohen lojërat e treta botërore të mundjes.
Është një garë ndërkombëtare e re e eksperimentuar edhe në vende të tjera dhe nga federata botërore e mundjes konsiderohet se do të ketë suksesin e saj.
Në konferencën për shtyp që i ka paraprirë aktivitetit ka marrë pjesë presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Rafael Martineti, i cili ka shprehur besimin se këto lojëra do të kenë sukses.
Martineti ka garantuar se FILA do të mbështesë çdo projekt ambicioz që ka të bëjë me sportin e mundjes.
Ai me shaka thotë se do të mbështeste edhe mundjen në det. Lojërat që do të zhvillohen në Tiranë janë mundësuar edhe falë impenjimit të plotë nga Ministri i Eksporteve.
Me këtë rast presidenti i FILA-s, Martineti, ka dekoruar Ministrin e Sporteve, Ylli Pango, megjithëse dekorata i është varur në qafë zv/ministrit.
Janë dekoruar gjithashtu edhe kryetari i bashkisë së Kukësit dhe ai i Lezhës për mbështetjen që ka dhënë në këto dy bashki për sportin e mundjes.
Në fakt pjesa më e madhe e peshëngritësve pjesëmarrës është nga ekipet e mundjes së këtyre dy qyteteve.
Garat e lojërave botërore të mundjes do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën në Tiranë dhe Durrës./tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe