Nga e hëna e javës së kaluar qeveria rihapi aktivitetin edhe për disa biznese të tjera ku bëjnë pjesë edhe dyqanet e rrobave.
Emisioni Pro Business i drejtuar nga gazetarja Oljana Maloku u ndal tek njëri prej tyre në rrugën Don Bosko në Tiranë për të parë ecurinë e këtij biznesi të vogël në ditët e para të rinisjes së punës.
Dortea Saliaj e vetëpunësuar tregon për Klan Plus se shitjet janë minimale dhe se qytetarët janë të prirur drejt kursimeve edhe pse artikujt në dyqan nuk shkojnë më shumë se 1000 lekë.
Tregtarët kanë shpresë se blerjet do të rinisin me heqjen e kufizimeve totalisht për qytetarët dhe me nisjen e plotë të aktivitetit të punës.
Pro Business është ndalur edhe tek sugjerimet që japin ekspertët e marketingut dhe të komunikimit për sipërmarrjet në këtë periudhë.Z. Elvis Plaku thotë , bizneset pas Covid-19 duhet të bëjnë plane afatgjata për të mos u gjendur të papërgatitur e po ashtu nuk duhet të heqin dorë nga marketing I cili mban afër konsumatorët. Sipas Plakut, Marketingu nuk duhet parë si shpenzim por investim për pritshmëri më të mira.
Në pjesën e fundit, Sipërmarrësi Shqiptar Arben Shala ;që jeton prej vitit 2005 në Gjermani; ka përcjellë se sip o menaxhohet situata atje dhe cilët janë sktorët më të prekur.I pyetur për plane investimi në Shqipëri, Z. Shala tha se situata e Covid-19 mund të shtyjë deri në 5 vite planet për investime të reja.
Intervistë me Znj. Dortea Saliaj Tregtare
Intervistë me Z. Elvis Plaku Konsulent Marketingu dhe Komunikimi
Intervistë me Z. Arben Shala Sipërmarrës Shqiptar në Gjermani