“Pro Business” nje emision nga Oljana Maloku ne Klan Plus.
Emisioni Pro Busines në televizionin Klan Plus i drejtuar nga gazetarja Oljana Maloku është ndalur këtë të hënë tek pasoja që ka lënë periudha e karantinës dhe pandemia në tërësi tek sektori i blegtorisë dhe ai i tregtimit të luleve.
Xhevahir Metko përfaqësues i blegtorëve thotë se humbjet janë të mëdha dhe se u kanë mbetur qingjat e pa shitur për shkak të mungesës së dasmave dhe eventeve. Problem është fakti që koha që mishi i tyre mund të shitej, ka kaluar dhe tani ato mund të përdoren vetëm për mbarështim apo kurban.
Ekspertë të Këshillit të Agrobiznesit thonë se qeveria duhet të subvencionojë për çdo krerë gjedhë në mënyrë që fermerët të kapërcejnë këtë situatë të vështirë dhe mos të shkojnë në faliment.
Ervin Resuli, fermer dhe specialist në fushën e bujqësisë thotë se pandemia nuk ka ndikuar negativisht në fermën e tij, pasi ka vijuar normalisht shpërndarja e qumështit tëk kompanitë e përpunimit të qumështit. Por eksperti Resuli përmend sfidat që ka bujqësia dhe blegtoria në përgjithësi. Fermeri shqiptar nuk është i motivuar të merret me bujqësi pasi mbështetja direkte e shtetit shqiptar është 10-fish më pak krahasuar me vendet e rajonit. Sipas ekspertëve qeveria duhet të ketë më shumë në fokus bujqësinë dhe blegtorinë në mënyrë që të nxisë të rinjtë të merren me këtë fushë.
Pasoja nga pandemia ndjeu edhe biznesi i luleve pasi qytetarët në kohë pandemie nuk janë orientuar drejt blerjes së këtij produkti.Presidenti i Shoqatës së Luleve Dekorative në Itali, i cili po teston biznesin e luleve me vazo, në Shqipëri, thotë se dëmi është i konsiderueshëm dhe në nivel global shkon deri në 35%.
Ndiqni për më tepër emisionin e plotë!
Intervistë me Z.Xhevahir Metko
Intervistë me Z. Ramadan Kananaj
Intervistë me Z. Ervin Resuli
Intervistë me Z.Leonardo Capitanio