FERMERËVE U MBETEN PRODHIMET PA SHITUR. LULESHTRYDHET PO GROPOSEN
Emisioni “Pro Business”; i drejtuar nga gazetarja Oljana Maloku; këtë të hënë është ndalur tek problemet që po has sektori i bujqësisë për shkak të koronavirusit. Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar ngre alarmin për situatën e krijuar ku më problem janë prodhimet e stinës të cilat mbeten pa shitur, por në pikëpyetje vihet edhe ecuria e të mbjellave në vijim.
Në një lidhje me Skype për emisionin Pro Business; Agim Rrapaj Kreu i Kash-it; thotë se më emergjente situata paraqitet për fermerët që kanë mbjellë luleshtrydhe dhe kastraveca të cilët po detyrohen ti groposin prodhimet e tyre pasi kanë ndërprerë kontratat eksportuese me partnerët jashtë; për shkak të situatës së coronavirustit. Nga ana tjetër tregu vendas nuk jua mundëson shitjen e të gjithë sasisë që kanë prodhuar sipas pritshmërive që kishin në kushte normale. Probleme fermerët kanë edhe për lëvizjen nga një zonë në një tjetër dhe janë të painfromuar për oraret dhe regullat. Në këto kushte Z. Rrapaj i bën thirrje qeverisë Shqiptare të hartojë një paketë të posaçme për bujqësinë, blektorinë dhe peshkimin që prodhimi dhe puna e fermerëve të vijojë. Sipas Kreut të Këshillit të Agrobiznesit nëse kjo situatë vazhdon gjatë dhe fermerët detyrohen të ndalojnë punën për shkak të mungesës së likuiditeteve, atëherë dëmi bujqësor në të ardhmen do të jetë i madh. Aktualisht këta fermerë sipas KASH-it po i shesin produktet në kosto pasi tregu ka mbiprodhim.
Intervistë me z. Agim Rrapaj, Kreu i Këshillit të Agrobiznesit
Intervistë me z. Sotiraq Zarka Fermer
Intervistë me z.Anesti Troka Fermer
Intervistë me z.Muharrem Jazo Shoqata e Akuakulturës Shqiptare