Emisioni Pro Business në televizionin Klan Plus, drejtuar nga gazetarja Oljana Maloku është ndalur këtë të hënë tek vlerat shëndetësore dhe hisoriku i Ujit Qafshtama.
Në hapsirën prej 30 minutash është sjellë tek publiku raste të konsumit të ujit nga familjarë, ambjentet e magazinimit, fabrika moderne e prodhimit dhe ambalazhimit ; dhe burimi i famshem në një lartësi prej 1350 metra në malin Qafshtama mes natyrës perfekte.
Uji Qafshtama është përzgjedhja e qytetarëve për shkak të vlerave kurative dhe të shëndetshme që gëzon.
Jo më kot, sipas legjendave Uji Qafshtama ishte përzgjedhur për tu konsumuar edhe nga familja Mbretërore Shqiptare “ZOG”, dhe kroi njihet nga të gjithë si “Kroi i Nënës Mbretëreshë”.
Administratori i Kompanisë Qafshtama Z.Florant Dautaj thotë se që nga themelimi i kompanisë në vitin 2005 e deri më sot, kjo kompani ka njohur vetëm rritje në shitje.
Qellimi i drejtuesve të kompanisë, është që të zgjerojnë furnizimin me Ujë Qafshtama në të gjithë territoret ku ka Shqiptarë, madje kërkesa për ujin e shëndetit ka edhe nga vendet e Bashkimit Evropian.
Vec investimeve të deritanishme; dhe hedhjes në treg të produkteve në format të ndryshëm; Kompania së shpejti pritet të sjellë për konsumatorët edhe Ujin me Vitamina.
Certifikimet që gëzon Uji Qafshtama janë të shumta, dhe këto garantojnë më tej cilësinë dhe vlerat që gëzon ky ujë.
Uji Qafshtama është përzgjedhur edhe si pjesë e fituesëve të Superbrands Albania’ s choice.
Ndiqni për më tepër emisionin e plotë!
Intervistë me Z. Florant Dautaj – Administrator Kompania Qafshtama
Intervistë me Znj. Iris Rada – Përgjegjëse e Logjistikës
Intervistë me Marsida Sulo – Laborante
Intervistë me Vasil Suloti – Drejtor Fabrika Qafshtama
Intervistë me Albion Ismaili – Laborant, Teknolog